Politike

Veliaj i arrestuar, GJKKO cakton masën "arrest shtëpie" për Ajola Xoxën

Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliajn. 

10 Shkurt 2025, 14:23 Nga r.ll
Veliaj i arrestuar, GJKKO cakton masën "arrest shtëpie"
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit është arrestuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliajn. 

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

ajola xoxa erion veliaj

Sondazh

Poll