Politike

Një ditë pas zgjedhjeve Osmani udhëton drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, pritet nga Macron

Gjatë qëndrimit në Francë mësohet se Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale. Në këtë samit do të jenë të pranishëm presidenti Macron, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, si dhe liderë të tjerë botërorë.

10 Shkurt 2025, 11:52 Nga N.F
Një ditë pas zgjedhjeve Osmani udhëton drejt Parisit, do të
Emmanuel Macron, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu dhe Brigitte Macron

PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë pas zgjedhjeve në vend ka udhëtuar në Paris me ftesë të homologut të saj franceze, Emmanuel Macron. Lajmin e udhëtimit të Osmanit drejt Parisit e ka njoftuar për media Presidenca e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Francë mësohet se Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale. Në këtë samit do të jenë të pranishëm presidenti Macron, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, si dhe liderë të tjerë botërorë.


“Në kuadër të vizitës, Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar edhe bashkëshorti i presidentes, Prindon Sadriu.

osmani ne paris macron

Sondazh

Poll