Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ PD-PS 24 orë kohë të gjejnë gjuhën e përbashkët, Alibeaj: Dy vëllezërit siamezë po bëjnë pazarin e radhës

Mbledhja u shty për ditën e nesërme dhe shkak u bë mungesa e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili nuk mundi të vinte dot.

10 Shkurt 2025, 13:33 Nga I.A
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ PD-PS 24 orë kohë të
Foto nga mbledhja

TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nuk mundi t’i mbyllte punimet e tij në mbledhjen e sotme. Mbledhja u shty për ditën e nesërme dhe shkak u bë mungesa e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili nuk mundi të vinte dot.

Sot priten të diskutoheshin ndryshimet e rëndësishme në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, të nevojshme për të finalizuar këtë proces për zgjedhësit jashtë Shqipërisë, teksa me akt normativ Qeveria ka shtyrë edhe afatin e skadimit të dokumenteve biometrike. Gjatë kësaj mbledhje, deputeti i partisë së re politike ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, nuk e kurseu ironinë me dy përfaqësuesit politikë të PS-PD për ndryshimet në Kod, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin.

Pjesë nga debatet: 

Bushka: Me kërkesë të bashkërelatorëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, do i shtyjmë për nesër projekt aktet. Bylykbashi ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë sot.

Alibeaj: Dy vëllezërit siamezë nuk e paskan gjetur gjuhën sot. Po bëjnë pazarin e radhës!.

Bushka: Këtu nuk bëhet fjalë për pazar. Sa i takon nismave tuaja, po kemi një proces i cili përveç nismave tuaja ka edhe nisma të tjera. Edhe unë kam një nismë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që jam pjesë e punës në këtë Kuvend, por siç ka një traditë parlamentare ka tashmë një proces që duhet të ndodhë me bashkëdakordësinë e të gjithëve dhe ka po ashtu rekomandime të OSBE/ODIHR që duhet të adresohen. Është një proces në vijim, kur të jeni të gjithë dakord të ulemi në këtë komizion dhe të shqyrtojmë këto çështje.

Sondazh

Poll