10 Shkurt 2025, 13:32
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre. Kështu tha zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Anitta Hipper, kur u përgjigj në pyetjet lidhur me reagimin e bllokut për zgjedhjet në Kosovë dhe pritjet pas mbajtjes së tyre.
Hipper tha se në Kosovë është vendosur misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet që është formuar me vendimin e shefes së diplomacisë, Kaja Kallas. Vendimi për dërgimin e këtij misioni për të vëzhguar zgjedhjet në Kosovë nga Hipper u përmend si dëshmi se BE-ja i sheh raportet me Kosovën si shumë të rëndësishme.
Përveç vëzhguesve nga BE-ja, zgjedhjet u monitoruan edhe nga vëzhguesit vendorë, që thanë se ato kaluan pa incidente serioze, por me disa parregullsi. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me 40.96 për qind apo 316.016 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.42 për qind apo 172.953 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.62 për qind apo 135.976 vota të fituara.
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët kanë fituar 7.56 për qind apo 58.307 vota. Ndërkaq, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka fituar 3.95 për qind apo 30.440 vota.
Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë. Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.
Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur për përbërjen e re prej 120 ulësesh të Kuvendit të Kosovës, institucion që më pas do të zgjedhë ekzekutivin e ri./ REL
be zgjedhjet ne kosove
Politike
10 Shkurt 2025, 12:41
I.A
Komisioni i Medias
TIRANË- Komisioni i Medias ka nisur sot procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Në...
Politike
10 Shkurt 2025, 12:34
I.A
KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. N...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:56
r.ll
lumir abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka falënderuar ditën e sotme qytetarët...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:52
N.F
Emmanuel Macron, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu dhe Brigitte Macron
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë pas zgjedhjeve në...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:28
I.A
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi prezantoi ish-drejtuesin e fushatës së...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:23
r.ll
selia e ps
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të qarqeve ku në fokus të bisedimeve në takim i...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:25
I.A
Christopher LaCivita
TIRANË- Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtoj&e...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:13
I.A
Konferenca
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar sot drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së në Shqip&eu...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:12
N.F
Ilir Bejtja
TIRANË- Ish-zëvëndësministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja është paraqitur ditën e sotm...
Politike
10 Shkurt 2025, 10:50
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje nga rezultat e deritanishme të publikuara nga KQZ kryeson me 41% të votave. Por pavar&eu...