Politike

"E shoh me krenari rrugëtimin që kemi bërë deri tani", Abdixhiku: Pas përfundimit të numërimit të votave, LDK do të tregojë qëndrimet e veta politike

Abdixhiku ka falënderuar ditën e sotme qytetarët që e kanë votuar atë dhe personat që kanë punuar gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së.

10 Shkurt 2025, 11:56 Nga r.ll
"E shoh me krenari rrugëtimin që kemi bërë deri
lumir abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka falënderuar ditën e sotme qytetarët që e kanë votuar atë dhe personat që kanë punuar gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shkruan se e sheh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani nga LDK dhe se rritja e tyre i jep mundësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak.

Por ai shprehet gjithashtu se kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë, dhe se për këtë ndje keqardhje Ai ka njoftuar se pas përfundimit total të votave do të tregojë qëndrimet politike të tij dhe LDK-së. 

POSTIMI I PLOTË:

Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!

Punuam mbarë.

Ecëm drejtë.

Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.

Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!

E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.

Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak - dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë - dhe për këtë ndjejë keqardhje.

Pavarësisht të gjithave,

Do të ketë dritë!

Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 90.13% e votave. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.00% apo 311,907 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.37% apo 170,198 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.57% apo 133,693 vota. 

lumir abdixhiku zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll