10 Shkurt 2025, 13:34
Nga N.F
Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së drejtuesve politikë të qarqeve ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës. Rama prezantoi projektet për rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ka projekte transformuese për Shkodrën.
Ai theksoi se parku i mbyllur i Xhamisë së Madhe do të transformohet në një hapësirë që i shërben komunitetit si një pikë takimi ku ndërthuren të gjitha moshat. Rama theksoi së këto janë dy projekte ambicioze dhe se ka bindjen se ato do të kenë impakt të fortë në aspektin e promovimit të qytetit të Shkodrës ndërkombëtarisht.
Kryeministri theksoi se janë shumë të vetëdijshëm për barrën financiare që kanë këto investime, por patjetër që do ta financojnë. Ai tha se do bashkëpunojnë me komunitetin mysliman dhe të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme.
"Projekte transformuese për Shkodrën. Parku i mbyllur i Xhamisë së Madhe transformohet në një hapësirë që sa ngre lart në pah godinën e xhamisë, aq edhe i shërben komunitetit si një pikë takimi ku ndërthuren të gjitha moshat.
Janë dy projekte ambicioze. Kam bindjen që të dy këto projekte do të kenë impakt të fortë në aspektin e promovimit të qytetit të Shkodrës nderkombëtarisht. Nuk e dyshoj fare që Muzeut të Kujtesës do të jetë një hallkë domethënëse e zinxhirit të këtyre hapësirave që ne kemi filluar të krijojmë që me Bunkart, apo Muzeu i Gjethit, që kanë krijuar goxha impakt. Shkodrës do ti bëhet promovim i mëtejshëm duke bërë që të dalë nga kufijtë e Shqipërisë, patjetër që do sjellë më tepër vizitorë e turistë, që do të thotë më tepër të ardhura dhe më tepër dije për Shkodrën.
Ne jemi shumë të vetëdijshëm për barrën financiare që kanë këto investime, por me patjetër që do ta financojmë. Do bashkëpunojmë me komunitetin mysliman dhe të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme. Është si një xhami e vendosur mbi një libër të shenjtë dhe do të duhet të realizohet sa më mirë, por nga pikëpamja ekonomike duhet të ketë interes për komunitetin mysliman," tha ai.
edi rama ne shkoder muzeu i kujteses
Politike
10 Shkurt 2025, 13:33
I.A
Foto nga mbledhja
TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nuk mundi t’...
Politike
10 Shkurt 2025, 13:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në nj&e...
Politike
10 Shkurt 2025, 12:41
I.A
Komisioni i Medias
TIRANË- Komisioni i Medias ka nisur sot procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Në...
Politike
10 Shkurt 2025, 12:34
I.A
KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. N...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:56
r.ll
lumir abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka falënderuar ditën e sotme qytetarët...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:52
N.F
Emmanuel Macron, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu dhe Brigitte Macron
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë pas zgjedhjeve në...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:28
I.A
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi prezantoi ish-drejtuesin e fushatës së...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:23
r.ll
selia e ps
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të qarqeve ku në fokus të bisedimeve në takim i...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:25
I.A
Christopher LaCivita
TIRANË- Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtoj&e...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:13
I.A
Konferenca
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar sot drejtuesin e fushatës elektorale të PD-së në Shqip&eu...