Politike

VIDEO/ Arrestimi i Erion Veliajt/ Policia e Shtetit vendos barrierë për të mos u dukur

Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliaj. 

10 Shkurt 2025, 14:08 Nga I.A

VIDEO/ Arrestimi i Erion Veliajt/ Policia e Shtetit vendos barrierë

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliaj. 

Ndërkohë siç shihet në video, në komisariatin e policisë së Tiranës, policia ka vendosur barrierë që të mos duket mbërritja e Veliajt në polici. 

 
 

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë

arrestohet erion veliaj policia e tiranes

Sondazh

Poll