10 Shkurt 2025, 13:48
Nga r.ll
eduard duro
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duron për akuzën "Shpërdorim detyre". Të pafajshëm janë shpallur edhe katër zyrtarët e tjerë, konkretisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu, të cilët po ashtu akuzoheshin për shpërdorim detyre, në lidhje me licencimin e një karburanti. Sipas informacioneve, në seancën e sotme gjyqësore u bënë konkluzionet e mbrojtjes dhe në fund gjykata vendosi që të rrëzojë SPAK.
Më 5 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me 1 vit burg, si edhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. SPAK kishte gjetur shkelje ligjore nga njësia Administrative Qendër Bilisht, me dhënien e një lejeje në vitin 2015 dhe një autorizimi në vitin 2020 shoqërisë Genci Petrol”, sh.p.k., për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. Prej vitit 2015 dhe në vijim, nga dhënia e lejes dhe autorizimit në kundërshtim me ligjin janë realizuar përfitime të padrejta nga kjo shoqëri.
Në kohën kur mbante detyrën e Administratorit të komanduar të Njësisë Qendër Bilisht, Vojsava Bregu mundësoi shoqërisë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k, në 27 gusht të 2015 “për tregtimin me pakicë të karburanteve+GLN”, leje e cila sipas SPAK, ishte në kundërshtim me ligjin.
Nga ana tjetër Eduard Duro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Devoll, Astrit Seferkolli pajisën shoqërinë tregtare me autorizimin për tregtimin e karburanteve. Autorizimi nga Duro është dhënë në kundërshtim me ligjin nr. 8450, dt 24.02.1999 dhe VKM nr. 970 dt. 2.12.2015 dhe në këtë kohë “Genci Petrol” sh.p.k. nuk ka qenë i pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar.
eduard duro kryebashkiaku i devollit gjykata e posacme
Politike
10 Shkurt 2025, 13:34
N.F
Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së drejtuesve politikë të qarqeve ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrë...
Politike
10 Shkurt 2025, 13:33
I.A
Foto nga mbledhja
TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nuk mundi t’...
Politike
10 Shkurt 2025, 13:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në nj&e...
Politike
10 Shkurt 2025, 12:41
I.A
Komisioni i Medias
TIRANË- Komisioni i Medias ka nisur sot procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Në...
Politike
10 Shkurt 2025, 12:34
I.A
KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. N...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:56
r.ll
lumir abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka falënderuar ditën e sotme qytetarët...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:52
N.F
Emmanuel Macron, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu dhe Brigitte Macron
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani një ditë pas zgjedhjeve në...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:28
I.A
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi prezantoi ish-drejtuesin e fushatës së...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:23
r.ll
selia e ps
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të qarqeve ku në fokus të bisedimeve në takim i...
Politike
10 Shkurt 2025, 11:25
I.A
Christopher LaCivita
TIRANË- Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtoj&e...