Aktualitet

Konflikti mes dy familjeve në Grudë degjeneron në të shtëna me armë, plumbi kap qenin (DETAJE)

8 Janar 2020, 12:33 Nga DOSJA
Konflikti mes dy familjeve në Grudë degjeneron në të

SHKODER Dosja.al ka raportuar sot për të shtënat me armë zjarri që janë dëgjuar mesditën e sotme në fshatin Grudë në Shkodër. Sakaq, policia e Shtetit ka dhënë edhe sqarimet për rastin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 minuta të ditës së sotme, dhe autorë janë dy vëllezër, të identifikuar si A.K. dhe N.K. Ata kanë qëlluar me armë banesën e 63-vjeçarit Gjergj Mhillajt, për një konflikt të mëhershëm. Burime i thanë Dosja.al, se një plumb ka kapur qenin e shtëpisë.

 

NJOFTIMI I POLICISE:

Shkoder/Informacion Paraprak Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Të shtëna me armë zjarri në Grudë të Shkodrës.  Zjarri është hapur nga dy persona, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre si dhe rrethanat e ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj mhillaj te shtena ne shkoder gjergj mhillaj te shtena ne shkoder

Sondazh

Poll