Aktualitet

Krimi në Mallakastër, banorët: Jemi të pikëlluar, Dritën e kishim shoqe. Autorët të marrin dënimin që meritojnë (VD)

8 Janar 2020, 11:45 Nga DOSJA
Krimi në Mallakastër, banorët: Jemi të pikëlluar,

MALLAKASTËR- Banorët e fshatit Gjebre në Mallakastër shprehen të pikëlluar për vrajsen e Drita Saliajt. Dy shoqe të Dritës janë shprehur se kjo ngjajre i ka tronditur shumë dhe autorët duhet të marrin dënimin që meritojnë.

“Zonjë grua, kanë qenë familje e parë, nuk janë trazuar me asnjë. Për këtë veprim ata duhet të marrin dënimin që meritojnë i njohim autorët, për konflikte nuk dimin gjë”, tha një banore e fshatit.

Ndërkohë që një shoqe e saj me lot në sy, është shprehur se kjo që i ka ndodhur Drita Saliajt, mos i ndodhtë as hasmit.

“Dritën e kisha shumë shoqe, vija pija kafe disa herë. Para ditësh më erdhi në shtëpi, se më kishte vdekur nëna. Ishte e përmalluar për fëmijet e saj se  i kishte  larg. Me atë nipin kishin debate, se ai ka qenë i hedhur si tip. Nuk është ankuar kurrë për konflikt me familjen e autorëve. Ata të rinjtë kanë shkuar për të vjedhur se kishin shitur lopën dhe mendonin se do kishin para. Kjo që i ka ndodhur asaj mos i ndodhtë as hasmit”, u shpreh banorja tjetër.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj krim horror ne mallakaster drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj krim horror ne mallakaster

Sondazh

Poll