Aktualitet

E vrau nga shtëpia e ‘hasmit’, lidhja mes Armando Gjinit dhe Kastriot Reçit, kush mori hak për ushtarin e Met Kan

8 Janar 2020, 12:43 Nga DOSJA
E vrau nga shtëpia e ‘hasmit’, lidhja mes Armando Gjinit dhe

MIRDITE- Tashmë hetuesit kanë një pistë shumë të qartë. Autorët e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçit kanë një lidhje të pamohueshme me Armando Gjinin, i njohur si ushtari i bosit të drogës, Met Kanani. Vrasja e Armando Gjinit, është një nga vrasjet që ndjek kalvarin e ekzekutimeve në këtë qytet. Fakti që snajperi u vendos në apartamentin në pronësi të Armando Gjinit, për hetuesit është një pistë, se ngjarja lidhet me vrasjen e muajit gusht.

Por si nisi kalvari i vrasjeve që dyshohet se vijon me ekzekutimin e biznesmenit Kastriot Reçi? 

Në vitin 2016 në Rrëshen u vra Saimir Jaku, ish-drejtori i OSHEE. Ai po pinte kafe, kur u qëllua në qendër të qytetit, Vrasja, pa autor, por u dyshua se i përfshirë ishte edhe biznesmeni Reçi. Më 12 gusht, në Rrëshen vritet Armando Gjini, i listuar si një ushtarët e Met Kananit. Kastriot Reçi, ishte  një nga të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje, dhe sipas burimeve në Polici, Dosja.al ka mësuar se vrasja e biznesmenit lidhet me kalvarin e ekzekutimeve.

Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhdje në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vrarë  biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini kastriot reci met kanani vritet kastriot reci armando gjini kastriot reci met kanani vritet kastriot reci

Sondazh

Poll