Aktualitet

‘A të thashë me jep dokumentet, ç’a është kjo?’, tentuan të korruptonin policët e Rrugores, pranga 2 shoferëve në

8 Janar 2020, 11:47 Nga DOSJA
‘A të thashë me jep dokumentet, ç’a është

TIRANË– Policia ka arrestuar dy persona, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore. Sipas njoftimit, mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me  iniciale: F. M., 58 vjeç, dhe Xh. T., 21 vjeç, të cilët tentuan të korruptonin efektivët e policisë rrugore, kundrejt shmangies së penalizimit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës godet dy raste të mitëdhënies.

Në pranga dy drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Ndre Mjeda” drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjithashtu, në rrugën “Konferenca e Pezës” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.

Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shoferet policia rrugore tirane arrestohen dy shoferet policia rrugore tirane

Sondazh

Poll