Aktualitet

Flet burri i Drita Saliajt, me lot në sy tregon si e mori vesh lajmin: S’më hapte telefonin, autorët të dënohen (VD)

8 Janar 2020, 12:24 Nga DOSJA
Flet burri i Drita Saliajt, me lot në sy tregon si e mori vesh lajmin:

MALLAKASTËR- Burri i Drita Saliajt, Hair Salaj ka folur sot për mediat në lidhje me krimin e rëndë qëi ndodhi në familje. Në një intervistë për gazetarët, Hairi tha se e kishte marrë vesh lajmin nga vëllai i tij i madh, pasi Drita nuk i kishte hapur telefonin ditët e fundit.

Ai më tej bëri thirrje për drejtësi dhe tha se nuk e falte veprimin dhe nëse ai që do e kishte bërë do ishte fëmija i tij.

INTERVISTA

Si e mësuat ngjarjen??
Unë isha në Kretë të Greqisë. E marr në telefon dhe nuk ma hapte. Më njoftoi vëllai i madh në telefon. Këtu kishte ardhur policia në orën 1 të natës. Më njoftoi në mëngjes. Ndjeva direkt.

Ju iknit shpesh në Greqi?
Tani në fund të nëntorit ika.

Ju kishte shprehur Drita më përpara ndonjë frikë?
Jo kurrë. Kishte ndenjur shumë herë vetëm.

E besuat se mund të kishte diçka që nuk shkonte?
Na thanë se është dera e mbyllur dhe nuk ka njeri. Kur kishin hyrë brenda dhe e kishin parë shtëpinë përmbys, atëherë thash se diçka ka ndodhur.

Thanë se është nipi. Sa e besoni këtë gjë? A do kërkoni drejtësi?
Po nipi. Patjetër që po, do kërkojmë drejtësi. Edhe fëmija po të ishte, një krim ndaj prindërve, duhet të ndëshkohet.

Keni komunikuar me ndonjë familjar të nipit?
Jo jo, absolutisht.

(A.B.:E.K Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj hair saliaj krim horror ne mallakaster drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj hair saliaj krim horror ne mallakaster

Sondazh

Poll