Aktualitet

Dhunon në sy të fëmijëve ish-gruan që kishte urdhër mbrojtjeje dhe tenton të djegë banesën, arrestohet 46-vjeçari në

8 Janar 2020, 11:17 Nga DOSJA
Dhunon në sy të fëmijëve ish-gruan që kishte

LUSHNJE- Një 46-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ka dhunuar ish-gruan dhe ka djegur banesën e tij. Sipas informacioneve bëhet me dije se shtetasi G.M. ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij në sy të fëmijëve, edhe pse kjo e fundit kishte urdhër mbrotjeje nga Gjykata.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se arrestimi u bë pas marrjes së informacioneve, se kishte shkuar në banesën e ish-guras.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin: G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë’”, shkruan Policia.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 46-vjeçari dhunon ish-gruan policia lushnje arrestohet 46-vjeçari dhunon ish-gruan policia lushnje

Sondazh

Poll