Aktualitet

Atentatorët ishin dy, udhëtuan drejt Rrëshenit në mëngjes, njëri ishte shofer, tjetri snajper/ Dinamika e vrasjes së Kast

8 Janar 2020, 11:18 Nga DOSJA
Atentatorët ishin dy, udhëtuan drejt Rrëshenit në

RRESHEN- Dosja.al zbulon dinamikën e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, paraditen e djeshme në Rrëshen. Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al se autorët kanë udhëtuar drejt Rrëshenit në orët e para të mëngjesit, pasi dyshohet se ata nuk janë nga qyteti. Personat që kanë marrë pjesë në atentat janë dy. Njëri prej tyre ka luajtur rolin e shoferit, ndërsa tjetri, ka qenë ekzekutori i biznesmenit. Personi, i paidentifikuar ende, ka hipur në katin e shtatë të pallatit dhe ka qëlluar me snajper.

Një kamerë sigurie ka fiksuar vetëm momentin kur autori është afruar pranë pallatit, i veshur me të zeza dhe sportiv, ndërsa veç armës, në vendngjarje u gjet edhe një kapuç i zi. Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al se është e pamundur që nga kamerat e sigurisë të  bëhet identifikimi i autorëve apo i makinës që u përdor për të kryer atentatin. Shpresat e para të hetuesve janë nga ekzaminimi i kapuçit në laborator, nga ku pritet edhe një përgjigjie më e detajuar.

 

Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhdje në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vrarë  biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.

(F.g:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci vritet kastriot reci kastriot reci vritet kastriot reci

Sondazh

Poll