Aktualitet

Shtyhet seanca dëgjimore në KPA për Besnik Canin/ Prokurori: Avokati Eduard Halimi iku për festat jashtë vendit, dje më vd

8 Janar 2020, 09:22 Nga DOSJA
Shtyhet seanca dëgjimore në KPA për Besnik Canin/ Prokurori:

Tiranë-Seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit,  për prokurorin Besnik Cani është shtyrë për 20 janar ora 10:00. Në seancën e sotme Besnik Cani paraqiti një kërkesë për shtyrjen e saj, për t’i dhënë kohë që të përgatitet avokati i tij, Eduart Halimi, pasi sipas tij ndodhet jashtë vendit. Ai ka delaruar se xhaxhai tij ka ndërruar jetë dhe se sot duhet të merrte pjesën në ceremoninë mortore.

Kam komunikuar me z.Halimi. Ai ndodhej jashtë vendi për festat dhe kthehet në vend pas datës 9 janar. Ndërkohë dje xhaxhai im ka ndërruar jetë dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj, që të jem prezent në ceremoninë e fundit të tij”, u shpreh Cani. Kolegji  menjëherë ka pranuar kërkesën duke e shtyrë seancën për në datë 20 janar.

Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të vitit 2018, pavarësisht disa problematikave të konstatuara. Ai më pas u zgjodh edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Operacioni Ndërkombëtar Monitorimit, në janar të 2019, i rekomandoi Komisionerit Publik që të kërkonte rrëzimin e vendimit të KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Në rekomandimin e ONM, përpos të tjerave, theksohet se prokurori Cani ka tentuar të përfitojë një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, ndërsa nuk ka hetuar ish-krybashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo si dhe disa tendera të dyshuar si abuzivë në Elbasan.

J.V:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik cani eduard halimi shtyhet seanca për besnik canin besnik cani eduard halimi shtyhet seanca për besnik canin

Sondazh

Poll