Aktualitet

Snajperi u vesh si GRUA! Priti 5 orë biznesmenin Kastriot Reçi, e qëlloi me plumb në zemër nga banesa e Armando Gjinit në

8 Janar 2020, 11:33 Nga DOSJA
Snajperi u vesh si GRUA! Priti 5 orë biznesmenin Kastriot Reçi, e

RRESHEN Ishte gazetarja Klodiana Lala, që hodhi e para dyshimet dje, se një vrasje e bujshme ishte kryer nga një grua. Dhe kjo, jo pa arsye!  Dosja.al mëson se personi që ekzekutoi biznesmenin Kastriot Reçi në Rrëshen, ishte veshur si grua. Ngjarja që ndodhi pranë lokalit “Mirdita” në qendër të qytetit shumë pranë Komisariatit të Rrëshenit, u krye nga një person, i veshur si grua me rroba sportive.

Autori, ka zbritur nga makina, dhe me qetësi ka marrë një çantë nga bagazhi dhe ka hipur në katin e shtatë të një pallati, brenda një banese e cila është në pronësi të Armando Gjini, alias Tonin, që u ekzekutua në muajin gusht 2019. Snajperi, i veshur si grua priti për 5 orë viktimën, dhe në momentin që Reçi ka hyrë në lokal e ka qelluar.

 

Biznesmeni ka takuar një grua me fëmijë, dhe sapo është ndarë me ta, snajperi e ka goditur me plumb në zemër. Burime nga grupi hetimor, i thanë Dosja.al, se me qetësi, autori ka futur armën sërish në valixhen e madhe, dhe ka zbritur nga pallati duke u larguar në këmbë. Skena është filmuar nga dy kamera sigurie, që provojnë një skemë të re ekzekutimi. Grupi hetimor dyshon se vrasja është me pagesë, dhe ka si shkak larjen e hesapeve, megjithatë nuk përjashtohet edhe e kaluara kriminale e Reçit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini vritet kastriot reci armando gjini vritet kastriot reci

Sondazh

Poll