Bota

Ndizen më keq tensionet/ Irani nuk pranon t’i dorëzojë kutitë e zeza Amerikës, që u gjetën nga avioni i rrëzuar në Ir

8 Janar 2020, 12:45 Nga DOSJA
Ndizen më keq tensionet/ Irani nuk pranon t’i dorëzojë

IRAN- Irani ka deklaruar se nuk do t’i dorëzojë kutitë e zeza, që u gjetën pak orë pas rrëzimit të avionit ukrainas në territorin e Iranit, incident nga i cili humbën jetën 176 njerëz përfshirë këtu 9 anëtarë të ekuipazhit.

“Ne nuk do t’ia japim kutinë e zezë prodhuesit të avionit “Boeing” dhe Amerikës.”-është shprehur Ali Abedzadeh, kreu i agjencisë së Aviacionit Civil të Iranit.

Ndërkohë kujtojmë se kompania ajrore ukrainase pas rrëzimit të avionit “Boeing” ka shprehur ngushëllimet e përzemërta për familjarët e viktimave si dhe njoftoi se janë anuluar të gjitha fluturimet drejt Teheranit.

Prodhuesi i avionëve “Boeing” tha se është në kontakt me kompaninë ajrore ukrainase dhe se po i mbështet gjatë këtyre ditëve të vështira.

Ky refuzim dhe mosbindje e Iranit për të dorëzuar kutitë e zeza tek prodhuesi i avionit apo tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të ndezë akoma më shumë tensionet mes palëve, pasi përmes  këtyre kutive është e vetmja mënyrë për  të zbardhur ngjarjen tragjike.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi i avionit, në tokë shihen një numër i lartë zjarresh.

Burimi:  CNN 

A.C:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ali abedzadeh amerikë irani kundershton dorezimin e kutive te zeza rrezimi i avionit ukrainas ne iran ali abedzadeh amerikë irani kundershton dorezimin e kutive te zeza rrezimi i avionit ukrainas ne iran

Sondazh

Poll