Bota

Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane, Presidentja e KE-së: Të ulen armët, të nisë dialogu

8 Janar 2020, 12:11 Nga DOSJA
Sulmi i Iranit ndaj bazave amerikane, Presidentja e KE-së: Të ulen

Europë- Bashkimi Europian reagon për sulmin e Iranit mbi dy bazat ushtarake amerikane në Irak. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një takim të jashtëzakonshëm të Komisionerëve kushtuar Iranit, Libisë dhe Lindjes së Mesme tha se Bashkimi Evropian nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore iraniane.

Ajo theksoi më tej se përdorimi i armëve duhet të ndalet tani në mënyrë që të ulen edhe tensionet. Sipas saj duhet të nisë dialogu mes SHBA-së dhe Iranit.

Irani sulmon me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur.

J.V:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota irani nis luftën ursula von der leyen irani nis luftën ursula von der leyen

Sondazh

Poll