Bota

Tym, mbeturina dhe mjegull/ Çfarë mbeti pas skenës tragjike të rrëzimit të avionit në Iran (FOTOT)

8 Janar 2020, 09:52 Nga DOSJA
Tym, mbeturina dhe mjegull/ Çfarë mbeti pas skenës tragjike

IRAN– Fotografitë e publikuara nga organizata humanitare Gjysmëhëna e Kuqe e Republikës Islamike të Iranit tregojnë fushën ku u rrëzua avioni ukrainas në Iran dhe mbetën të vdekur 176 njerëz.

Përmes  këtyre fotove të postuara nga CNN shihet një ambient i zymtë ndërsa dielli nis të dalë, shfaqen copa të mëdha hekuri nga avioni i shkatërruar, ajër i mjegullt, tym dhe mbeturina kudo ku grupet e emergjencës punojnë për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi i avionit, në tokë shihen një numër i lartë zjarresh.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran 176 te vdekur iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran

Sondazh

Poll