Bota

Nga iranianët deri tek britanikët, ministri i jashtëm ukrainas zbulon kombësitë e 176 njerëzve që vdiqën nga rrëzimi i

8 Janar 2020, 09:24 Nga DOSJA
Nga iranianët deri tek britanikët, ministri i jashtëm ukrainas

IRAN– Vadym Prystaiko, ministri i jashtëm i Ukrainës vetëm pak orë pas incidentit tragjik të avionit në Iran ku mbetën të vdekur 176 njerëz ka bërë me dije edhe kombësitë përkatëse të  viktimave.

Sipas Prystaiko në bordin e avionit “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines” kanë qenë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 britanikë, ku për pasojë asnjëri perj tyre nuk i ka mbijetuar rrëzimit nga avioni.

Ndërsa mes kësaj tragjedie që ka ndodhur në ditët e para të kësaj dekade të re, Ebrahim Taxhikistan, nënkryetari i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe në Iran, ka deklaruar se në vendngjarje po punojnë 40 ekipe për turpat e pajetë të pasagjerëve.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi në tokë shihen një numër i shumtë zjarresh.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur ebrahim taxhikistan rrezimi i avionit ukrainas ne iran vadym prystaiko zbulohen kombesite e 176 viktimave ne iran 176 te vdekur ebrahim taxhikistan rrezimi i avionit ukrainas ne iran vadym prystaiko zbulohen kombesite e 176 viktimave ne iran

Sondazh

Poll