Bota

Benjamin Netanyahu i prerë: Irani do të pësojë ‘goditje shkatërruese’ nëse sulmon Izraelin

8 Janar 2020, 11:30 Nga DOSJA
Benjamin Netanyahu i prerë: Irani do të pësojë

IZRAEL- Ditën e sotme Kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se mund të sulmohet ashpër nga Izraeli në përgjigje të vrasjes amerikane javën e kaluar, të komandantit të lartë ushtarak, gjeneralit Kasem Sulejmani.

“Ne po qëndrojmë të palëkundur kundër atyre që kërkojnë të na vrasin. Ne jemi duke qëndruar me vendosmëri dhe me forcë. Kushdo që u përpiqet të na sulmojë, do të pësojë një goditje më shkatërruese.”- ka thënë ai gjatë një konferencë në Jeruzalem.

Ndër të tjera në mes të këtyre tensioneve që po përjeton SHBA dhe Irani dhe Iraku, Netanyhahu ka deklaruar me tone të ashpra se Izraeli do të godasë fuqishëm çdo vend që do ta sulmojë. Ndërsa ka ritheksuar mbështetjen e tij për SHBA për ekzekutimin e Kasem Sulejmanit.

“Qassem Soleimani ishte përgjegjës për vdekjen e njerëzve të panumërtë të pafajshëm. Ai destabilizoi shumë vende. Për dekada të tëra, ai mbolli frikë, mjerim dhe ankth. Dhe ai po planifikonte shumë më keq.”- tha Netanyahu.

Zanafilla e sulmeve ka nisur që prej fundit të dhjetorit kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrárë. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja shkoi dhe súlmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vrítet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani. Tashmë Irani ka nisur lùftën, sùlmon me 15 ráketa balistike bazat amerikane úshtarake në Irak.  Raportohet për 80 të vdèkur. Trump tha se diçka e tillë duhet të kishte ndodhur më parë pasi Sulejmani ishte vrasës.

Burimi: timesofisrael

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota benjamin netanyhahu irani nis luftën iraniani sulmon bazat amerikane vrásja e gjeneralit iranian vrásja e kasem sulejmanit benjamin netanyhahu irani nis luftën iraniani sulmon bazat amerikane vrásja e gjeneralit iranian vrásja e kasem sulejmanit

Sondazh

Poll