Bota

I ndërtuar 4 vite më parë, kompania ajrore anulon të gjitha fluturimet drejt Teheranit pas rrëzimit të avionit ‘Boeing-7

8 Janar 2020, 10:34 Nga DOSJA
I ndërtuar 4 vite më parë, kompania ajrore anulon të gjitha

UKRAINË- Linja ndërkombëtare ajrore ukrainase  ka konfirmuar se aeroplani i cili  u rrëzua mëngjesin e sotëm që  iu mori jetën 176 njerëzve, ishte ndërtuar në vitin 2016.

Sipas linjës ajrore avioni “Boeing-737” , që kishte si destinacion Kievin, u zhduk nga radarët disa minuta pas largimit të tij nga kryeqyteti iranian.

Linja ajrore ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj për në Teheran deri në një njoftim të mëtejshëm.

Linja ajrore ukrainase ka shprehur ngushëllimet e saj të thella për familjet e viktimave që mbetën në aksident dhe deklaruan se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i mbështetur ata.

Gjithashtu ajo shtoi se aktualisht është duke sqaruar numrin e saktë të pasagjerëve në bord pasi të dhënat paraprake thanë se në bord kishte 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi i avionit, në tokë shihen një numër i lartë zjarresh.

Burimi:  CNN

A.C:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota anulohen fluturimet drejt teheranit iran kiev rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraine anulohen fluturimet drejt teheranit iran kiev rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraine

Sondazh

Poll