Bota

Gjenden dy kutitë e zeza të avionit ukrainas që u rrëzua në Iran, zyrtarët thonë se janë dëmtuar

8 Janar 2020, 11:00 Nga DOSJA
Gjenden dy kutitë e zeza të avionit ukrainas që u rrëzua

IRAN- Vetëm pak orë pas rrëzimit të avionit ukrainas në territorin e Iranit janë gjetur kutitë e zeza të avionit, ‘Boeing-737’, prej të cilit humbën jetën 176 njerëz përfshirë këtu 9 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas CNN lajmi është bërë me dije nga televizioni shtetëror iranian “IRIB” referuar deklaratës së prokurorit të Teheranit, se dy kutitë e zeza janë arritur të gjenden.

Zyrtari iranian mësohet të ketë thënë se të dy kutitë ishin dëmtuar, por që besohej se të dhënat e tyre ende mund të merren.

Ndërkohë pritet që pas gjetjes së kutive të zeza të hidhet dritë mbi shkakun e vërtetë të incidentit tragjik që u mori jetën 176 njerëzve, edhe pse deri më tani është deklaruar se motivi ishte problemi teknik i motorit.

 

 

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi i avionit, në tokë shihen një numër i lartë zjarresh.

Burimi:JPOST

A.C:E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur avioni 'boeing-737’ gjenden dy kutite e zeza te avionit iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraine 176 te vdekur avioni 'boeing-737’ gjenden dy kutite e zeza te avionit iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraine

Sondazh

Poll