Bota

Në 10 vitet e fundit numërohen 536 të vdekur nga rrëzimi i avionëve në Iran, incidenti i 8 janarit tragjedia më e madhe

8 Janar 2020, 09:05 Nga DOSJA
Në 10 vitet e fundit numërohen 536 të vdekur nga rrëzimi i

IRAN- Ngjarja tragjike në Iran ka tronditur botën mes kaq shumë tensioneve që janë krijuar me SHBA-së dhe Iranit ditët e fundit.

Por kujtojmë  se rrëzimi i avionit ukrainas sot në Iran ku mbetën të vdekur 176 njerëz, nuk është rasti i vetëm pasi vijon prej një sërë incidentesh vdekjeprurëse të aviacionit që kanë ndodhur në Iran.

Përmes një renditje të përmbledhur gjigandi informativ amerikan ka treguar në linjë  kronologjike të gjitha rrëzimet e avionëve në territorin e Irakut.

Në vitin 2009, një aeroplan u rrëzua në veriperëndim të Iranit, afër qytetit të Qazvin. Në  këtë aksident humbën jetën 168 pasagjerë përfshirë edhe 10 anëtarë të ekipit rinor të xhudos.

Në vitin 2011, një avion iranian u rrëzua pranë qytetit veriperëndimor të Orumiyeh, për shkak të motit të keq. Vdiqën 77 njerëz.

Në vitin 2018, një aeroplan iranian ‘Aseman’ u rrëzua në fshatin Kohangan, në jug të vendit, ku fatkeqësisht u mori jetën 65 personave në bord.

Në vitin 2019, një aeroplan ngarkesash “Boeing 707” që i përkiste ushtrisë së Iranit u rrëzua pranë Teheranit pasi piloti humbi kontrollin e avionit. Nga ky incident u shënuan plotë  50 viktima.

E së fundmi me numrin më të lartë të viktimave shënohet rrëzimi i 8 janarit të 2020, ku humbën jetën tragjikisht 176 persona përfshirë 9 anëtarë të ekuipazhit.

Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar  menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi në tokë shihen një numër i shumtë zjarresh.

Burimi: CCN 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 176 te vdekur 536 viktima ne 10 vite iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran 176 te vdekur 536 viktima ne 10 vite iran rrezimi i avionit ukrainas ne iran

Sondazh

Poll