Bota

Presidenti Iranian paralajmëron SHBA: I pretë dorën Sulejmanit, ne do t’u presim këmbët

8 Janar 2020, 10:18 Nga DOSJA
Presidenti Iranian paralajmëron SHBA: I pretë dorën Sulejmanit,

IRAN- Presidenti i Iranit Hassan Rouhani paralajmëroi SHBA se forcat e saj do të hiqen nga Lindja e Mesme pas vrasjes së gjeneralit Iranian Soleimani. Me tone të ashpra, ai ka deklaruar se SHBA tashmë duhet të presë goditjen e Iranit, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani.

Ju pretë dorën e Soleimanit nga trupi i tij, këmbët tuaja do priten nga rajoni” citohet të ketë thënë Rouhani në një takim me kabinetin e tij, sipas Reuters.

Ndërkohë presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të japë një deklaratë mëngjesin e së mërkurës me orën lokale amerikane.Nga 22 raketa 2 nuk shpërthyen.Ushtria irakene në një deklaratë për median tha se  22 raketa balistike synuan bazat ushtarake, 17 baza ajrore Al Asad në provincën e Anbar, 2 nga të cilat nuk shpërthyen.Pesë raketa goditën një bazë në provincën e Erbil në veri të Irakut. Nuk ka viktima mes forcave të sigurisë irakene nga sulmi që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Irani sulmon me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump hassan rouhani irani nis luftën kasem sulejmani vritet gjenerali iranian donald trump hassan rouhani irani nis luftën kasem sulejmani vritet gjenerali iranian

Sondazh

Poll