Aktualitet

Shërbimet online/ Kadastra nënshkruan marrëveshje me Dhomën e Noterëve, Lame: Në fund të Janarit kalon ligji për pronës

8 Janar 2020, 11:07 Nga DOSJA
Shërbimet online/ Kadastra nënshkruan marrëveshje me Dhomën

TIRANË-Kadastra ka nënshkruar një marrëveshje me Dhomën e  Noterëve. Kreu i Kadastrës Artan Lame ka deklaruar se ka një ndryshim nga ana e noterëve në aktet që ata lëshojnë. Lame nga Dhoma e Noterëve tha se në fund të janarit do kalojë ligji për proceset tranzitore të pronësisë. Sipas tij kjo, do të hapë një mase pune për Kadastrën.

Duhet të kuptojmë që kemi hyrë në një epokë që duhet ta respektojmë dhe të përshtatemi. Pa diskutim është e dukshme që 3-4 vitet vitet e fundit ka një përgjegjshmëri nga ana e noterëve në aktet që lëshojnë. Jemi ndeshur me akte papërgjegjshmërie të tyre. Ky ndryshim i tyre do vazhdojë të thellohet. Çdo noter i përgjegjshmë e sheh me tmerr një kolegun e vet të papërgjegjshëm. Për trajnime nuk kanë nevojë jo vetëm qytetarët, por edhe vetë noterët kanë nevojë për të trajtuar sistemet e reja. Shpresoj që në fundin e janarit do kalojë ligji për proceset tranzitore të pronësisë. Kjo hap një masë të paparë pune për Kadastrën”, u shpreh Lame.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame dhoma e notereve kadastra marreveshja me dhomen e notereve artan lame dhoma e notereve kadastra marreveshja me dhomen e notereve

Sondazh

Poll