Aktualitet

“E pashë të shtrirë përmbys në rrugë”/ Vëllai i Kastriot Reçit tregon momentet e tmerrit: Plumbi ishte mes shpatulla

8 Janar 2020, 10:12 Nga DOSJA
“E pashë të shtrirë përmbys në rrugë”/

Rrëshen-Vëllai i Kastriot Reçit, i cili u vra ditën e djeshme, ka treguar momentet e tmerrit, kur pa të shtrirë të vëllain në rrugë pasi ishte gjuajtur nga një snajper. Ai është shprehur se ishte bashkë të vëllain para se të ndodhte vrasja, pasi do të pinin një kafe bashkë.

“Ne sapo kishim parkuar makinën dhe po shkonim tek lokal “Mirdita”. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal. Akoma nuk ishim ulur në karrige kur dëgjova të bërtitura. Dola menjëherë i habitur se nuk dëgjova krsima. Pashë vëllain të shtrirë përmbys në rrugë. E dërguam në spital. Plumbi ishte mes shpatullave.”, është shprehur vëllai i viktimës.

Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhdje në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku u vra biznesmeni Kastriot Reçi. Ish-pronari i një televizioni u qëllua nga një distancë 150 metra me snajper. Ngjarja ka trónditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë kómisariatit të pólicisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetóhet janë dy. E para, ajo e hákmarrjes për shkak të një vrásje të vitit 2016, ku u vrá ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pázareve të drógès.

J.V:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flet vëllai i kastriot reçit vritet kastriot reci flet vëllai i kastriot reçit vritet kastriot reci

Sondazh

Poll