Politike

11 Mars 2019, 18:43 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti i  përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar të gjithë miqtë dhe ka treguar përbuzje për “armiqtë”.

Pas vendimit të tij për të mos e djeguar mandatin e deputetit, Murrizi shkruan se të shumtë kanë qënë ata që janë larguar prej tij për të mbajtur anën e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës.

“Kush mendon të jetë mik me Myslim Murrizin le të qëndrojë në miqësinë time. Kush vuan të ketë mik një kryetar partie të vazhdojë avazin duke lëpirë çdo gjë që lëpin shefi. Regjimi i shërbëtorëve ka shkuar në p…sëmes qysh me datë 8 dhjetor 1990.”

Por Murrizi nuk është mjaftuar me kaq… Ai shkruan se “të njëjtin fat” do të ketë çdo kush që mendon se mund ta kthejë regjimin e shërbëtorëve në parti apo edhe më lart, në qëveri.

“Në p.s. do të shkojë kush mendon se mund ta ktheje atë, si brenda partisë, ashtu edhe në shtet e qeveri,”- e mbyll Murrizi.

Postimi i plotë:

Opozita e bashkuar vendosi të digjte mandatet si hap ekstrem në kërkesat e saj për largimin e qeverisë Rama. Opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet vendore dhe ato qendrore, pasi sipas opozitës në këto kushte, qeveria ka mundësinë të blejë sërish zgjedhjet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites myslim murrizi pd djegia e mandateve te opozites myslim murrizi pd

Sondazh

Poll