Politike

‘Krenari dhe përulje për të’, Rudina urim prekës për Azem Hajdarin në ditën e tij të lindjes

11 Mars 2019, 17:24 Nga DOSJA
‘Krenari dhe përulje për të’, Rudina urim prekës

TIRANË– Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka uruar të atin në përvjetorin e lindjes së tij.

“Sot në ditën e lindjes së tij kujtojmë me krenari dhe përulje kontributin dhe sakrificen e tij të pakufij për Shqipërinë dhe Kosovën,”-shkruan Rudina në Facebook.

Rastësia ka bërë që i akuzuari për vrasjen e tij, Izet Haxhia të dalë para Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Gjykata vendosi që të shprehet në 18 mars ora 12:00 në lidhje me rihapjen ose jo të procesit gjyqësor. (Lexo këtu)

Ndërkohë që Rudina vijon që të jetë deputete në Kuvendin e Shqipërinsë, në një kohë kur opozita ka zgjedhur të djegë mandatetet e saj me pretendimin se paralameni zotërohet nga krimi. Ndryshe nga Rudina vepron vëllai i saj Kiri, i cili është në çdo protestë krah kreut të PD-së, Lulzim Bashës. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditelindja e azem hajdarit djegia e mandateve te opozites rudina hajdari ditelindja e azem hajdarit djegia e mandateve te opozites rudina hajdari

Sondazh

Poll