Politike

I veshur kujdesshëm dhe në ankth, Kujtim Gjuzi shkon në KQZ në pritje për t’u bërë deputet

11 Mars 2019, 16:17 Nga DOSJA
I veshur kujdesshëm dhe në ankth, Kujtim Gjuzi shkon në KQZ

TIRANË- Kandidati për deputetë që pret të hyjë në Kuvend, Kujtim Gjuzi, sot është parë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjuzi ka qenë gjatë mbledhjes së KQZ-së ku 5 kandidatë për deputetë nga opozita, morën zyrtarisht mandatin. Gjuzi i veshur me kujdesshëm me kravatë dhe me shami si aksesorë, ka parë së si 5 kolegë të tij u bënë deputetë.

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konsevratore, është në listën shumë emërore në vendin e 19 për qarkun e Durrësit nën siglën e PD.

Pak ditë më parë në një emision televiziv ai u shpreh se është gati të hyjë në Kuvend, pasi ishte konsultuar dhe me ndërkombëtarët. Po ashtu ai shprehet kundër Lulzim Bashës, dhe e quan djegien e mandateve një vendim personal të kryetarit të PD dhe të pakonsultuar me aleatët.

Deputetët e opozitës pak ditë më parë dorëzuan mandatet në KQZ dhe kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe  zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve djegia e mandateve te opozites kandidati per deputet kujtim gjuzi lista e pd ne durres djegia e mandateve djegia e mandateve te opozites kandidati per deputet kujtim gjuzi lista e pd ne durres

Sondazh

Poll