Politike

Peleshi jep lajmin: S’ka TEC në Korcë, kishte ndikim negativ në mjedis

11 Mars 2019, 15:43 Nga DOSJA
Peleshi jep lajmin: S’ka TEC në Korcë, kishte ndikim negativ

TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka deklaruar se projekti i shumë debatuar për ndërtimin e TEC-it në Korcë është anulluar zyrtarisht.

Në një intervistë për Report Tv, Peleshi sqaroi se statusi i investimit strategjik i debatuar ditët e fundit, është një procedure burokratike që i jepet çdo investimi që kalon një vlerë të cakuar dhe krijon vetëm një detyrim për përshpejtim procedurash përballë administratës.

Teksa lajmëroi anulimin e projektit, Peleshi falenderoi kryeministrin dhe ministrin e Mjedisit  Klosi për reagimin e shpejtë.

Dua ta falenderoj publikisht edhe kryeministrin edhe ministrin Klosi,  sepse ai sot mbas 2-3 ditë sapo mori letrën e kryetarit të bashkisë, ka bërë një vlerësim të shpejtë të raportit të ndikimit të mjedisit, dhe ka refuzuar raportin  e ndikimit në mjedis pra lejen mjedisore të këtij investimi, ç’ka do të thotë se ai investim në atë vend nuk mund të realizohet,”-u shpreh Peleshi.

Ndërtimi i një termocentrali me gaz në zonën e Korçës po artikulohet prej disa muajsh. Në muajin shtator të vitit 2018, ministria për Infrastrukutrën dhe Energjinë prezantoi projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz me fuqi 500 MW për prodhim energjie dhe ngrohje në periferi të qytetit të Korçës me investim 500 milion euro. Qytetarët votuan 95% kundër ndërtimit të tij. Ish-kryeministri Sali Berisha prentendonte se TEC-i do të përdorej në favor të fqinjëve grekë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike korce niko peleshi tec-i në korçë korce niko peleshi tec-i në korçë

Sondazh

Poll