Politike

Kandidate e PS për Bashkinë e Shkodrës? Mesi: Nuk do thoja jo, qyteti ka nevojë për ndryshim

11 Mars 2019, 17:05 Nga DOSJA
Kandidate e PS për Bashkinë e Shkodrës? Mesi: Nuk do thoja jo,

TIRANË– Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi ka folur për mundësinë që ajo të kandidojë për postin e kryebashkiakes së Shkodrës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 30 qershor.

E ftuar në rubrikën “Opinion” nuk e mohoi faktin që do të kandidonte duke theksuar se Shkodra kishte nevojë për ndryshim.

“Shkodra ka nevojë ndryshimin. Pas 28 viteve bashkia Shkodër ka pasur vetëm një lidership. Ka ardhur koha që qytetarët të provojnë një lidership tjetër. Ka ardhur koha që dhe Shkodra të pësojë ndryshimin rrënjësor. Janë 28 vite që Shkodra ka ngelur e pazhvilluar. Nuk e kam kërkesë por nuk do thoja jo. Do punoja për ekipin dhe çdo individ që PS do shpallte si kandidat për kryebashkiak. Kandidati duhet të jetë konsensual. Jo që PS të fitojë por si domosdoshmëri e atij qyteti për të parë një zhvillim”, deklaroi Mesi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike senida mesi senida mesi kandidon ne shkoder shkoder senida mesi senida mesi kandidon ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll