Aktualitet

U kapën me 3 mijë euro të falsifikuara, arrestohen 4 persona në Fier

5 Shkurt 2019, 10:23 Nga DOSJA
U kapën me 3 mijë euro të falsifikuara, arrestohen 4 persona

Në Fier janë arrestuar 4 persona pasi janë kapur me 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara. Nga policia janë arrestuar  G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni “Kartmonedha”. Sekuestrohen 3000 euro të dyshuara të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Operacioni nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të mara në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar “Kartmonedha”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Arresimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime fier para te falsifikuara arrestime fier para te falsifikuara

Sondazh

Poll