Aktualitet

“Përmende ndarjen e Kosovës në 2004″, Berisha-Haxhiut: Argat, kjo është shpifje e Beogradit (DEBATI)

5 Shkurt 2019, 06:54 Nga DOSJA
“Përmende ndarjen e Kosovës në 2004″,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj Baton Haxhiut dhe e quan “argat in chef” pasi sipas tij asnjëherë nuk ka deklaruar që prej vitit 1991 që Kosova nuk do të bëhet e pavarur. 

Haxhiu nga studio e “Opinion” u shpreh dje se Berisha ka thënë në Stamboll  në vitin 2004 se “kurrë nuk do të ketë pavarësi të Kosovës pa u liruar prej Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit”.

Pas deklaratës së Berishës reagoi sërish Haxhiu i cili u shpreh se nuk ka njeri në politikë që të ketë një gjuhë të tillë. 

 “Çmenduria nuk quhet ndryshe veçse Sali Berisha. Meqenëse është kështu, unë atëherë po them se Zoti Berisha, ti familja jote, pasardhësit e tu, paraardhësit e tu, të gjithë nuk mundeni me pas vijën familjare, pa asnjë gabim, si politik, si patriotik, si atdhetar, se sa unë.

Shikoje çfarë thotë, nuk ka njeri që është në politike të ketë të tillë gjuhë dhe të mbetet gjallë në politikë. Kjo është poshtërsia e gjuhës që e përdor një lider. Marre! “, u shpreh ai. 

Reagimi i Sali Berishës:

Duke ndjekur ”Opinion”!

Sqarim:

Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi ne “Opinion” se une paskam deklaruar ne vitin 2004 se Kosova kurre nuk behet e pavarur po nuk shpetoi ne Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani.

Me kete rast informoj opinionin se:

-1 Une kam kundershtuar qe nga viti 1991 gjer sot me qindra here ndarjen e Kosoves.

-2 Une konsideroj ne çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavaresisht se kush i banon aktualisht ato.

3- Ndryshimi i kufijve te Kosoves eshte absolutisht vetem skenar i Serbise se Madhe dhe ky eshte misioni i argateve shqipfoles albanofob ne Prishtine dhe Tirane.

Ky trillim i argatit in chef eshte shpifja e fundit e Beogradit! (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu deklarata ne stamboll per kosoven sali berisha baton haxhiu deklarata ne stamboll per kosoven sali berisha

Sondazh

Poll