Aktualitet

Donika Prela kaloi me sukses Vetingun, Çollaku: Kësaj i thonë t’i kërkosh falje Shullazit

5 Shkurt 2019, 09:20 Nga DOSJA
Donika Prela kaloi me sukses Vetingun, Çollaku: Kësaj i thonë

Mëngjesin e sotëm KPK rikonfirmoi në detyrë Donika Prelën. Prokurorja ka kaluar me sukses Vetingun. 

Në lidhje me këtë vendim të KPK-së ka reaguar edhe gazetari Basir Çollaku i cili shprehet se  Prela është përgjegjëse për zhdukjen e disa dosjeve të rëndësishme te Krimet e Rënda.

Sipas tij, të gjithë kësaj i thonë si t’i kërkosh falje Shullazit pasi  Donika Prela ka bërë shumë dëme me dosjet në prokurori. 

Reagimi i Basir Collakut

Shullazi ka bere me pak se Prela..por i kerkon Rama falje…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tregua i pavarur nga ligji. Kaloi Prokuroren Donika Prela. Kesaj i thone ti kerkosh falje Shullazit…
Sepse Shullazi, Dajti, Avdylet, Balili, Ndoket, Met Kanani, L.Berisha, veç e veç kane bere me pak dem se Prela dhe lloji i saj ne Prokurori. Ka se paku tre dosje ku dy jane pushuar dhe hetimi flet per zhdukje fashikujsh..Tahirin e sistemoi dhe paqtoi. Dakon e qetesoj dhe rehatoi ne terrin e zullumeve ne vend te arrestit te kthyer pas.

Tani bejeni dhe shefe te SPAK ose zevendesojeni me Arta Markun dhe eshte njelloj si zyre gjendje civile pastaj Prokuroria. Se ka miliona te pajustifikuar jane favore te paligjshne nga njerez qe merren me pune te paligjshme, pse jo dhe trafiqe.

E nese ke bere pakt me djallin, perse duhet te marresh rrogen e shenjtorit, siç ben Prela dhe modeli i saj ne Prokurori..?! Demi i sjelle nga Prela dhe emrat e mesiperm anon nga Prela, sepse veç parave te dyshuara te pista te pajustifikuara ajo merr edhe para publike..!!! (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet basir collaku donika prela vetingu basir collaku donika prela vetingu

Sondazh

Poll