Aktualitet

Greqi/ 113 kg kanabis i koduar me letra bixhozi, 3 shqiptarë arrestohen, 2 arratisen

5 Shkurt 2019, 09:07 Nga DOSJA
Greqi/ 113 kg kanabis i koduar me letra bixhozi, 3 shqiptarë arrestohen, 2

GREQI- 113 kg kanabis janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në kufirin greko-shqiptar. Droga u gjet në zonën pyjore të Leptokarias në Igumenicë.

Në prangat e policisë greke kanë përfunduar tre shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31-vjeç, të cilët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kg kanabis.

Siç duket edhe nga fotot, pakot me kanabisit ishin të koduara me letra bixhozi.

Ndërkohë që bashkë me tre të arrestuarit kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokë shqiptare.

Përveç drogës gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne greqi igumenicë pranga shqiptareve ne greqi droge ne greqi igumenicë pranga shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll