Aktualitet

Probleme me pasurinë/ Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela kalon Vettingun

5 Shkurt 2019, 07:56 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë/ Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela

TIRANË- Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kryesuesi Roland Ilia u shpreh se vendimi për drejtuesen e Krimeve të Rënda u shty për ditën e sotme pasi duheshin verifikuar disa denoncime që ishin bërë në media.

Seanca dëgjimore për Prelën u mbajt më 22 janar 2019 nga trupa gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komisi dhe Valbona Sanxhaktari dhe vendimi pritej që të jepej më 29 janar. Por vendimi u shty në 5 shkurt, për shkak të pikëpyetjeve që lindën për pasurinë e Prelës dhe të bashkëshortit të saj.

Gjatë seancës dëgjimore trupa konstatoi probleme me pasurinë. Sipas ILDKPKI-së Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, gjë që u konfirmua edhe nga hetimet e pavarura të KPK-së. KPK konstatoi se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Po ashtu KPK gjatë hetimit kishte gjetur edhe dy hua të konsideruara si të dyshimta një 15 mijë euro të marrë nga familja Prela tek një kushëri i tyre dhe një hua tjetër në të cilën bashkëshorti i kryeprokurores kishte ndërhyrë për ta marrë një person i tretë.

Debate janë zhvilluar edhe mes Prelës dhe përfaqësuesit të ONM-së përsa i përket rrogës së bashkëshortit të saj. Ajo është shprehur se ka jetuar në Shqipëri dhe se për këtë arsye bashkëshorti i saj nuk ka mundur që ta zgjedhë mënyrën e pagesës nga punëdhënësi. 

Pas konfirmimit të saj në detyrë, të shumta kanë qënë edhe reagimet nga opozita. Deputeti i LSI-së, e ka quajtur turp konfirmimin e Prelës në detyrë (Lexo këtu), ndërsa gazetari Baris Çollaku u shpreh se kalimi i saj ishte kërkesë faljeje ndaj Shullazit. (Lexo këtu) Një reagim ka ardhur edhe nga Partia Demokratike (Lexo këtu)

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela ildkpki kpk onm vettingu donika prela ildkpki kpk onm vettingu

Sondazh

Poll