Aktualitet

I morën një shumë parash një gruaje përmes kanosjes, arrestohen 2 persona në Shkodër

5 Shkurt 2019, 09:09 Nga DOSJA
I morën një shumë parash një gruaje përmes kanosjes,

Në prangat e policisë së Shkodrës kanë rënë dy persona pasi për një periudhë të gjatë dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje. Nga policia janë arrestuar E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policori koduar “Para të paligjshme”, arrestohen dy shtetas, sekuestrohet një shumë parash.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare nje shtetaseje.

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim dy persona në shkoder arrestim per kanosje arrestim dy persona në shkoder arrestim per kanosje

Sondazh

Poll