Aktualitet

“Fruthi”/ Vasili: I lumtur që nuk jam ministër i Shëndetësisë, sot ditë e zezë

5 Shkurt 2019, 10:20 Nga DOSJA
“Fruthi”/ Vasili: I lumtur që nuk jam ministër i

TIRANE- Përfaqësues të ISHP kanë raportuar sot përpara të Komisionit të Shëndetësisë për situatën e fruthit në vend, ku bënë me dije se ka rënë mbulimi vaksinal në Tiranë.

Sipas përfaqësuesve të ISHP, mbulimi vaksinal duhet të ishte 95% që rastet të ishin të pakta, por vitin e fundit mbulimi vaksinal ka rënë në 75%.

“Një kosto 170 mijë dollarë, kjo ka qenë vaksinë ekstra që është blerë. Janë kryer 1500 vaksinime shtesë vetëm gjatë muajit janar. Fruthi është një sëmundje që parandalohet vetëm kur mbulesa vaksinale është mbi 95%, por në Tiranë mbulesa vaksinale ka rënë së tepërmi.  Mbulesa vaksinale në Tiranë ka rënë deri në 75%, dhe ne nuk donim që të kishin kaq shumë raste. Fruthi është një sëmundje tepër ngjitëse, por epidemia ndalohet kur mbulesa vaksinale është shumë e madhe, dhe ne jemi përqendruar tek Tirana, pasi aty kanë qenë rastet e shumta”, u shprehën përfaqësuesit e ISHP.

Kjo për kryetarin e Komisionit të Shendetësisë, Petrit Vasili, është një situatë e rëndë dhe e parpranueshme sipas tij.

Vasili u shpreh se ishte i lumtur që nuk ishte minsitër i Shëndetësisë, pasi për kjo është një ditë e zezë.

“Jam i lumtur që nuk jam ministër i Shëndetësisë, pasi kjo është një situatë shumë e rëndë, pasi të bie në Tiranë numri i vaksinimit në 75% kjo ësthë një ditë e zezë”, tha Vasili.

Ditën e sotme, ISHP ka sqaruar në raportin e fundit bënte me dije se numri i të prekurëve nga fruthi ka shkuar mbi 50 persona, dhe bënte thirrje që prindërit të vaksinonin fëmijët.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet ishp komisioni i shendetesise petrit vasili situata me fruthin vaksinimi ne kohe ishp komisioni i shendetesise petrit vasili situata me fruthin vaksinimi ne kohe

Sondazh

Poll