Aktualitet

Transportonin 48 kg drogë drejt Greqisë, një shqiptar në pranga, tjetri në kërkim

5 Shkurt 2019, 07:32 Nga DOSJA
Transportonin 48 kg drogë drejt Greqisë, një shqiptar në

GREQI- Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare shqiptaro-greke pasi u kap në flagrancë teksa transportonte drogë drejt Kosturit.

27-vjeçari që po drejtonte makinën nuk iu përgjigj sinjalit të ndalimit të policisë duke u përpjekur që të arratiset.

Të ndjekur nga policia, shoferi 27-vjeçar dhe pasagjeri i mjetit u përpoqën që të largoheshin duke shfrytëzuar errësirën. Pasagjeri ia doli që të largohej, ndërsa shoferi u kap nga policia greke.

Gjatë kontrolleve në makinë, policia gjeti dy çanta që mbanin 48.4 kg hashash të papërpunuar; kokainë, një telefon celular, 2 karta telefoni dhe jo më shumë para se 30 euro.

Policia ende vazhdon punën për kapjen e pasagjerit të arratisur dhe për të gjetur destinacionin e drogës në Greqi.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne greqi kostur kufiri greko-shqiptar droge ne greqi kostur kufiri greko-shqiptar

Sondazh

Poll