Aktualitet

Donika Prela konfirmohet në detyrë, Manjani: Turp, Vetingu është i drejtë si drapri

5 Shkurt 2019, 08:46 Nga DOSJA
Donika Prela konfirmohet në detyrë, Manjani: Turp, Vetingu

Pasi Donika Prela kaloi Vetingun ka reaguar edhe ish-minsitri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ky i fundit është shprehur se ky është një turp dhe se Vetingu është i drejtë si drapri. 

“Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë! Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal! Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela. Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!”, shprehet Manjani. 

Seanca dëgjimore për Prelën u mbajt më 22 janar 2019 nga trupa gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komisi dhe Valbona Sanxhaktari dhe vendimi pritej që të jepej më 29 janar. Por vendimi u shty në 5 shkurt, për shkak të pikëpyetjeve që lindën për pasurinë e Prelës dhe të bashkëshortit të saj. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela vetingu ylli manjani donika prela vetingu ylli manjani

Sondazh

Poll