Sociale

ISHP publikon shifrat: 51 persona janë prekur nga fruthi, prindërit të vaksinojnë fëmijët

ISHP ka bërë sot me dije se 51 persona janë prekur nga fruthi dhe shumica prej tyre janë foshnje nën moshën 2 vjeç, dhe u bënë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre.
Featured image of article: ISHP publikon shifrat: 51 persona janë prekur nga fruthi, prindërit të vaksinojnë fëmijët
Përditësuar:

Insituti i Shëndetit Publik raporton se numri të prekurëve nga fruthi ka arritur në 51 persona, duke theksuar se grupmosha më e prekur  është nën 2 vjeç.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se “rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës”.

Më tej ISHP iu bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve për grupet që janë më të rrezikuara.

NJOFTIMI I PLOTË

Lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se për periudhën 1 Janar- 05 Shkurt  2019 numri i të prekurve me fruth është 51 raste (pozitive).

Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.

Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.

Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

A.B. (Dosja.al)

Shto Koment