17 Janar 2025, 14:32
Nga N.F
Hasani
KIEV- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, po zhvillon sot një vizitë pune në Kiev (Ukrainë), ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në formatin: “Ukrainë – Evropa Juglindore”. Ky takim është një ngjarje me rëndësi të veçantë për forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë midis Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore dhe do të shërbejë si platformë për diskutime të thelluara mbi zhvillimet aktuale në rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në një periudhë sfiduese për Ukrainën dhe rajonin në përgjithësi.
Takimi, i organizuar me nismën e Ukrainës, vjen në një moment kritik për Ukrainën, Evropën dhe më gjerë, pasi ai zhvillohet në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Ministrat e Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore shprehën dënimin e hapur të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainë brenda kufijve të njohura ndërkombëtarisht.
Takimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit politik ndërmjet Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore, me fokus në zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon. Shqipëria, si mbështetëse e fuqishme e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, do të theksojë angazhimin e saj për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon.
Në kuadrin e kësaj vizite pune, Ministri Hasani përveçse do të takohet edhe me homologun e tij ukrainas, Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Andrii Sybiha, ai to të ketë takime të veçanta me: Presidentin e Ukrainës SH.T. Z. Volodymyr Zelenskyy, Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës (Verkhovna Rada), SH.T. Z. Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin e Ukrainës SH.T. Z. Denys Shmyhal.
Kjo vizitë pune është një hap i rëndësishëm në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës dhe do të kontribuojë në avancimin e marrëdhënieve të dyanshme, si dhe në forcimin e ndikimit të dy shteteve në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
hasani ne kiev ukraina shqiperi
Politike
17 Janar 2025, 14:02
r.ll
fotot e publikuara nga pd
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat k...
Politike
17 Janar 2025, 13:35
N.F
Walker
KAVAJË- Ish-ambasadori i OSBE-së, William G. Walker ka marrë pjesë sot në ceremoninë ku u dekorua nga Bashkia e K...
Politike
17 Janar 2025, 13:20
N.F
Berisha
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit am...
Politike
17 Janar 2025, 13:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook "Sy m'sy" i është përgjigjur komenteve në rrje...
Politike
17 Janar 2025, 13:13
N.F
Berisha
KAVAJË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit amerikan...
Politike
17 Janar 2025, 13:01
r.ll
pjerin ndreu
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi prefekti i qarkut, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga...
Politike
17 Janar 2025, 12:42
N.F
Berisha
TIRANË- Në bashkinë Kavajë po zhvillohet ceremonia e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. Walker me ti...
Politike
17 Janar 2025, 12:18
N.F
Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme...
Politike
17 Janar 2025, 12:12
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën...
Politike
17 Janar 2025, 11:36
I.A
Arben Pëllumbi
TIRANË- Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka bërë një pyetje në lidhje me propozimin e Bardhit q&eum...