17 Janar 2025, 14:02
Nga r.ll
fotot e publikuara nga pd
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat ka akuzuar ndërtuesin Armand Lilo, njëkohësisht kushëri i Fatmir Xhafajt se po rrezikon jetën e banorëve, me ndërtimet pa leje në tarracat e pallateve.
Kalaja u shpreh se banorët janë ankuar tek institucionet përgjegjëse për këto ndërtime, pasi sipas tyre përbëjnë rrezikshmëri për shembjen e pallati, por punimet sërish kanë vazhduar. Ajo është shprehur se përveç rrezikut të shembjes së pallatit, 4 familjeve që jetojnë në ndërtesat poshtë tarracës u është futur uji në banesa si pajë e shiut.
DEKLARATA E PLOTË PËR MEDIA:
Kushëriri i Fatmir Xhafajt, shkatërruesi Armand Lilo, një nga të preferuarit e Erion Veliajt për leje kullash, ndërton banesa edhe në tarracat e pallateve duke krijur rreziqe për jetën e banorëve, duke shkelur ligjet dhe duke shperfillur ankesat e drejta të qytetarëve. Në një nga pallatet e ndërtuar nga firma “Alris” e Armand Lilos në zonën e Astirit, në tarracë, po ndërtohet një tjetër banesë, ngjitur me ekzistuesen.
Banorët e shqetësuar i janë drejtuar institucioneve me shkresa zyrtare për të ndaluar këtë ndërtim, pasi përbën rrezikshmëri për shembjen e pallatit, por punimet vazhdojnë pa asnjë pengesë. Më datën 16 dhe 17 dhjetor 2024 banorët kanë njoftuar Policinë Bashkiake të Tiranës, policia ka shkuar dhe e ka verifikuar, por sapo u është përmendur emri i ndërtuesit, policët u kanë thënë punëtorëve “vazhdoni punën, por me ngadalë, mos bëni zhurmë se janë ankuar këta poshtë”.
Punonjësit e policisë bashkiake u kanë thënë banorëve se, “nuk po bëhet ndërtim pa leje, por rikonstruksion i banesës ekzistuese”. Më dt. 6 janar dhe 8 janar 2025, banorët kanë bërë dy ankesa zyrtare në IMT e Bashkisë Tiranë, por nga ky instiucion nuk është ndërhyrë. Më datën 9 janar, njëri nga banorët që banon në katin poshtë tarracës së pallatit, ka shkuar në Komisariatin e Policisë nr.6, Kombinat. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar ndërtimin pa leje në tarracën e Pallatit, por nuk kanë marrë asnjë masë, duke deklaruar se, ndalimi i ndërtimeve pa leje është kompetencë e IMT e Bashkisë Tiranë.
Përveç rrezikut të shembjes së pallatit, 4 familjeve që jetojnë në ndërtesat poshtë tarracës u është futur uji në banesa si pajë e shiut. Ata janë drejtuar edhe tek njësia bashkiake nr.14 dhe aty u është thënë se do ta dërgojmë ankesën tuaj tek IMT. Banorët kanë ngecur në këtë pingpong të institucioneve që në vend që të mbrojnë ata sipas ligjit, i janë bërë mburojë ndërtuesit që shkatërron, Armand Lilo.
Turp për ta dhe faqja e zezë për drejtësinë e kapur që i lejon hallexhinjtë ti vdesin në derë dhe u lë hapur portat e vjedhjes dhe abuzimit, pushtetarëve dhe ndërtuesve që kanë fituar për vete dhe shkatërruar qytetin.
pd armand lilo adriana kalaja
f96bd88a 1bee 4f3d b3fc 23137ca52760
4404589a 5133 40c7 91bf 8792ad254480
2829b9e6 2af6 4412 abc9 da4151ac603e
23abb5d8 bbb6 4296 aec6 82325628d3a0
7c6a3c1f f259 4e98 a0b3 37680876e7c6
4c9338ac 8ee1 4028 b253 be057e2e4edb
Politike
17 Janar 2025, 13:35
N.F
Walker
KAVAJË- Ish-ambasadori i OSBE-së, William G. Walker ka marrë pjesë sot në ceremoninë ku u dekorua nga Bashkia e K...
Politike
17 Janar 2025, 13:20
N.F
Berisha
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit am...
Politike
17 Janar 2025, 13:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook "Sy m'sy" i është përgjigjur komenteve në rrje...
Politike
17 Janar 2025, 13:13
N.F
Berisha
KAVAJË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit amerikan...
Politike
17 Janar 2025, 13:01
r.ll
pjerin ndreu
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi prefekti i qarkut, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga...
Politike
17 Janar 2025, 12:42
N.F
Berisha
TIRANË- Në bashkinë Kavajë po zhvillohet ceremonia e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. Walker me ti...
Politike
17 Janar 2025, 12:18
N.F
Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme...
Politike
17 Janar 2025, 12:12
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën...
Politike
17 Janar 2025, 11:36
I.A
Arben Pëllumbi
TIRANË- Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka bërë një pyetje në lidhje me propozimin e Bardhit q&eum...
Politike
17 Janar 2025, 12:00
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në prot...