Politike

Prefekti i qarkut të Lezhës dha dorëheqjen pas përplasjeve me kryebashkiakun? Reagon Ndreu: S’ka asnjë lidhje me realitetin!

Në postimin e tij, Ndreu shprehet se Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por ky ishte një propozim i një këshilltari.

17 Janar 2025, 13:01 Nga r.ll
Prefekti i qarkut të Lezhës dha dorëheqjen pas përplasjeve
pjerin ndreu

LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi prefekti i qarkut, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Ndreu hodhi poshtë dyshimet se dorëheqja e tij kishte ardhur nga përplasjet me të apo bashkinë. Më tej në postimin e tij shprehet se Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por ky ishte një propozim i një këshilltari.

“Lajmi se Prefekti i Lezhës ka dhënë dorëheqjen për shkak të "përplasjes" me Kryetarin e Bashkisë është një sajim i ulët, që s’ka asnjë lidhje me realitetin! Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por ky ishte një propozim i një këshilltari! Pra, i është kthyer këshilltarit dhe këshillit, jo Kryetarit! Unë kam shprehur habinë se si i njëjti projekt ka kaluar para dy vitesh dhe sot jo! Kjo ka të bëjë me argumentimin me dy standarde të stafit juridik, i cili, për arsye që i dinë ata, ka kthyer projektvendimin!

Përpjekja për të sajuar një histori përplasjesh është banale! Bashkia nuk është propozuese, por është në të drejtën e saj të kërkojë mosaplikimin e dy standardeve për të njëjtën çështje nga disa zyrtarë, kushdo qofshin ata! Në këtë rast, Prefekti nuk ka qenë aspak në përplasje me ne! Çdo lajm që përmend "përplasje" është një truk gazetaresk, që në kërkim të audiencës fantazon të tilla histori” thuhet në reagimin e Ndreut.

Prefekti i qarkut të Lezhës dha dorëheqjen pas përplasjeve

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, sipas raportimeve e ka paraqitur dorëheqjen e tij ditën e djeshme pranë Këshillit të Ministrave. Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022, ndërsa ish-ushtaraku e ka mbajtur të njëjtën detyrë edhe më parë për rreth 2 vite.

gjerjg prendi pjerin ndreu lezhe

Sondazh

Poll