Politike

Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit!

Berisha u shpreh se Ikonomi është një nga gazetarët, publicistët, por edhe një historianët më të shquar të vendit.

17 Janar 2025, 13:20 Nga N.F
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i
Berisha

KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. Walker. Berisha gjatë fjalës së tij ka vlerësuar dy gazetarët Ilir Ikonomi dhe Beqir Sina. Berisha u shpreh se Ikonomi është një nga gazetarët, publicistët, por edhe një historianët më të shquar të vendit.

AI më tej shtoi se Zëri i Amerikës luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste si burim i vetëm informimi e inkurajimi i shqiptarëve. Berisha thekson se Zëri i Amerikës ishte zëri i të vërtetës dhe se ka mbetur një radio dhe televizion i dashur për mbarë shqiptarët.

Kreu i PD-së foli edhe për Sinën ndërsa theksoi se ai është një gazetar dhe shkrimtar i talentuar. Ai theksoi se me veprat e tij ka plotësuar serinë e veprave të letërsisë sonë ‘Rrno për me tregue’, pa të cilën letërsia e Shqipëria dhe historia e saj do ishin gjysmane. 

Berisha: I dashur Fisnik, ke përzgjedhur të nderosh sot edhe personalitete të shquara të shqiptarëve jashtë vendit, Ilir Ikonomin, Beqir Sinën. Ilir Ikonomi është një nga gazetarët, publicistët, por edhe në fakt edhe historianët më të shquar të vendit. Zëri i Amerikës luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste si burim i vetëm informimi e inkurajimi i shqiptarëve.


Për shqiptarët, Zëri i Amerikës ishte zëri i të vërtetës. Në rast se asokohe, shumë zëra të tjerë mendonin se Shqipëria duhej të mbetej Kuba e Adriatikut, këtë mendim nuk e kishte Zëri i Amerikës, por as edhe administrata e SHBA. Zëri i Amerikës ka mbetur një radio dhe televizion i dashur për mbarë shqiptarët. Arriti të rezistojë, duhet ta themi këtë, mrekullisht edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit që shpërtheu në vendin e madh të lirisë. Qëndroi përsëri zëri i të vërtetës, çka e bën edhe më të admirueshëm për të gjithë shqiptarët këtë organ të informimit nga SHBA.


Ilir Ikonomi ka shkruar disa nga veprat më të arrira për personalitete ndër më të shquarat e historisë tonë kombëtare. Kontributi i tij përbën një rishkrim të historisë, sepse ne kemi pasur fatin e keq të jemi një komb me histori të ndaluar, me histori të falsifikuar, me histori të deformuar. Veprat e tij kanë paraqitur para publikut të vërteta për personalitetet tona të mëdha, burra që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në pavarësinë e vendit, në rilindjen tonë kombëtare dhe në shumë fusha.


Ndaj dhe përzgjedhja juaj për të nderuar zotin Ilir është jashtëzakonisht nder për qytetin e Kavajës. Beqir Sina, përfaqësues i asaj shtrese që u sakrifikua, u martirizua për vlerat më të arrira të njeriut, të asaj shtrese që pas Luftës së Dytë Botërore do përjetonte kampet e përqendrimit, të ngritura me modelin e kampeve naziste, me qëllim të vetëm, shfarosjen e shtresës armike.
Kjo është e vërteta. Beqir Sina përfaqëson atë shtresë, e cila si elitë e kombit, u projektua të zhdukej, të mos ekzistonte.


Dhe të krijohej pastaj njeriu i përçudnuar, njeriu i ri. Beqir Sina, një gazetar i talentuar, por edhe shkrimtar, me veprat e tij ka plotësuar serinë e veprave të letërsisë sonë ‘Rrno për me tregue’, pa të cilën letërsia e Shqipëria dhe historia e saj do ishin gjysmane. Madje jo vetëm gjysmake, por edhe e turpëruar se ai ishte një realitet shumë dramatik. Dhe në qoftë se kombi do të pranonte të flinte mbi këtë gjëmë të madhe kombëtare, shumë vështirë se do gjente rrugën drejt të ardhmes.
Ndaj dhe unë dua ta falenderoj shumë kryetarin e bashkisë për nderin që ui bën sot plotësisht të merituar Beqir Sinës. Do ta mbyll me një fjalë të marrë hua nga Shkodra, po të deshi Kavaja, të duan të gjithë njerëzit e lirë. Po të nderoi Kavaja, e njëjta gjë.

sali berisha ilir ikonomi beqir sina

Sondazh

Poll