17 Janar 2025, 13:13
Nga N.F
Berisha
KAVAJË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. Walker. Berisha gjatë fjalës së tij falenderoi kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosen që ka zgjedhur të shprehë nderimin e këtij qyteti ndaj ambasadorit. Ai shtoi se Kavaja është një qytet shumë i veçantë, është një qytet i njerëzve punëtorë, të thjeshtë, të mençur dhe të ndershëm
Berisha tha se Kavaja ka meritë të jashtëzakonshme se në periudhat më të zeza të diktaturës, qytetarët e këtij qyteti dhe banorët e këtij rrethi, nuk u lëkundën në besimin e tyre tek Zoti. Ai tha se në vitin 1990 të rinjtë shqiptarë vriteshin në kufi sepse kërkonin të dilnin në botën e lirë. Berisha shtoi se trupat e tyre zvarriteshin në rrugët e qyteteve për të terrorizuar popullatën.
"Me këtë rast unë dua të falënderoj kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosen që ka zgjedhur të shprehë nderimin e këtij qyteti ndaj jush. Por dy fjalë dua t’u informoj ambasador. Kavaja është një qytet shumë i veçantë, është një qytet i njerëzve punëtorë, të thjeshtë, të mençur dhe të ndershëm. Është një qytet i njerëzve të besimit tek Zoti.
Shumicë janë sunitë, por ka një komunitet të nderuar ortodoks që shkojnë në harmoni të plotë.
Kanë një meritë të jashtëzakonshme se në periudhat më të zeza të diktaturës, qytetarët e këtij qyteti dhe banorët e këtij rrethi, nuk u lëkundën në besimin e tyre tek Zoti. Dhe, shumë herë kam pyetur veten, ndoshta edhe ky ishte faktor përcaktues që këta ishin qyteti i parë në Shqipëri që u çliruan nga diktatura komuniste.
Në mars të vitit 1990, Shqipëria ishte moniste. Të rinjtë shqiptarë vriteshin në kufi sepse kërkonin të dilnin në botën e lirë. Dhe jo vetëm kaq, por trupat e tyre zvarriteshin në rrugët e qyteteve për të terrorizuar popullatën. Djemtë e këtij qyteti zbritën në stadiumin e tyre si gladiatorë të lirisë dhe u përballën me diktaturën. Rexhep Rugeja, Ilir Rugeja e shumë të tjerë u ndeshën me komisariatin e policisë. Në fakt, çliruan qytetin e tyre. I thashë këto dy fjalë sepse vërtet nderimi i Kavajës për çdo njeri që ka luftuar dhe lufton për lirinë, është një nder i veçantë dhe ju e meritoni këtë plotësisht," tha Berisha.
sali berish jayland walker walker
Politike
17 Janar 2025, 13:01
r.ll
pjerin ndreu
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi prefekti i qarkut, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga...
Politike
17 Janar 2025, 12:42
N.F
Berisha
TIRANË- Në bashkinë Kavajë po zhvillohet ceremonia e dekorimit të ambasadorit amerikan, William G. Walker me ti...
Politike
17 Janar 2025, 12:18
N.F
Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme...
Politike
17 Janar 2025, 12:12
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën...
Politike
17 Janar 2025, 11:36
I.A
Arben Pëllumbi
TIRANË- Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka bërë një pyetje në lidhje me propozimin e Bardhit q&eum...
Politike
17 Janar 2025, 12:00
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në prot...
Politike
17 Janar 2025, 12:07
r.ll
ilir meta
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin për masën e sigurisë të vendo...
Politike
17 Janar 2025, 11:58
r.ll
saimir korreshi
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve po diskutohet kërkesa e kreut të grupit të PD-së, Ga...
Politike
17 Janar 2025, 11:44
r.ll
çuçi, bardhi
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores është diskutuar nj&eum...
Politike
17 Janar 2025, 11:28
N.F
Blerina Gjyriqi
TIRANË- Zv. drejtuesja e departamentit të sipërmarrjes në PD, Blerina Gjyriqi ka mbajtur ditën e sotme nj&eum...