Politike

"Ne konfliktin e kemi me mafien në pushtet", Kalaja: Veliaj të shkojë atje ku çunat po e presin! E kemi treguar se nuk tërhiqemi

Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se prej 42 javësh me gjithë përpjekjet skandaloze të policisë së narkotrafikut, nuk u tërhoqën dhe janë sërish në protestë.

17 Janar 2025, 12:18 Nga N.F
"Ne konfliktin e kemi me mafien në pushtet", Kalaja: Veliaj
Kalaja

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja u shpreh se prej 42 javësh me gjithë përpjekjet skandaloze të policisë së narkotrafikut, nuk u tërhoqën dhe janë sërish në protestë.

Ajo theksoi se nuk do të largohen derisa të vihet në pranga kryebashkiaku, Erion Veliaj. Kalaja tha se nuk pranojnë as arrest shtëpie dhe se Veliaj do të shkojë tek çunat e 5D pasi e presin në qeli. Më tej Kalaja theksoi se konfliket i kanë me kriminelët që janë në pushtet. Ajo theksoi se s’do tërhiqen nga kauza deri sa Rama me serën e tij të shkojnë në burg. Kalaja gjithashtu foli edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa ku u shpreh se është bërë artiste ndërkohë që fshehin të ardhurat, pastrojnë paratë me veprimtaritë, duke mbajtur pushtetin në mënyrë kriminale.

"Erion Veliaj të shkojë atje ku çunat po e presin. Ftohtë është jashtë, por atje do ta mbajnë ngrohtë siç ai ka qejf. Ne e kemi treguar se nuk tërhiqemi. Ju policë na dhunuat, na tërhoqët zvarrë më 17 maj 2020, por ne jemi këtu më të fortë së kurrë. Ndërkohë ku janë qelbësirat që ju mbroni. Për moralin tuaj të ulët, jo për uniformën, nuk keni respekt për dinjitetin tuaj. Bëheni levë e narkomafies në pushtet.

Ne konfliktit e kemi me kriminelët, me mafien në pushtet. S’do tërhiqemi nga kauza jonë deri sa Rama me serën e tij të shkojnë në burg. Çfarë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese? Është marrë vendimi më 5 maj 2021, duke menduar se nuk ka mundësi që policia e shtetit të shkelë ligjin kaq rëndë. Neni 6 i ligjit për tubimet parashikon që “policia merr masa për mbarëvajtjen e protestat”.

Ne organizatorët, protestuesit, përcaktojmë vendin e protestës, nuk e përcakton mafia dhe krimi. Çfarë ka bërë Parlamenti nga viti 2021. Asnjë veprim. Njerëzit e Ramës nuk ndryshojnë ligjet. Çfarë fati kanë këta, që gjejnë gra kaq të zonja. Ai i Surrelit ka gjetur një grua që sa sheh një pronë e blen përpara të gjithëve.

Gruaja e atij tjetrit, na është bërë artiste, kuratore. Ndërkohë këto fshehin të ardhurat, pastrojnë paratë me veprimtaritë, duke mbajtur pushtetin në mënyrë kriminale. Para pak ditësh u PD vuri në skaner pasurinë e Edvin Kristaq Ramës, apo Olsit të Xibrrakës.

3 mijë euro ka deklaruar pasuri në 2003, ku e ka sot me aq vila e prona. Aq e pasur është bërë bashkëshortja e tij, sa sot jep para me fajde. S’keni shembur Teatrin Kombëtar, por godinën. Ne e mbrojmë pa fund. Nuk e fshini dot ju trashëgiminë kulturore dhe identitetin e Tiranës. Nuk jua falim Tiranën ju bastardëve. Nuk përulemi para jush që nuk jeni veçse Aleanca e Qelbësirave," tha Kalaja.

kalaja protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll