Politike

"Nuk dua ta plotësoj vetëdeklarimin për SKY ECC. Ç'do bësh ti?" Arben Pëllumbi debaton me Bardhin: Nëse deputeti shmanget e ka raportin me publikun

Ndërkohë që Bardhi ka theksuar se nëse një deputet shmanget, raporti i tij është me opinionin publik dhe jo me Kuvendin. 

17 Janar 2025, 11:36 Nga I.A
"Nuk dua ta plotësoj vetëdeklarimin për SKY ECC.
Arben Pëllumbi

TIRANË- Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka bërë një pyetje në lidhje me propozimin e Bardhit që çdo deputet të vetëdeklarohet nëse ka përdorur SKYECC dhe Enchrochat. Pëllumbi i ka bërë një pyetje Bardhit se çfarë parashikohet në propozimin e tij, nëse një deputet refuzon që të plotësojë vetëdeklarimin. Ndërkohë që Bardhi ka theksuar se nëse një deputet shmanget, raporti i tij është me opinionin publik dhe jo me Kuvendin. 

Arben Pëllumbi: Më lind pyetja, në rast se një deputet nuk do ta plotësojë, nuk dua ta plotësoj, çfarë parashikoni ju në këtë propozim? Asgjë. Prandaj që ta bëjmë të pjekur këtë, propozimi që ne ju bëjmë që të ngremë një grup pune për të adresuar nëse kemi apo jo një shqetësim të tillë. Më duket se është një zgjidhje e mirë për të dyja palët për të arritur në një kompromis, në të kundër unë mendoj se propozimi ka të bëjë me një luftë politike të ditës.

Gazment Bardhi: Unë nuk mendoj se ka deputetët që nuk përmbush detyrimet e rregullores, pastaj me vullnet të plotë nëse deputeti i shmanget, raporti i tij është me opinionin publik dhe jo me Kuvendin. Ky është standard etik.

arben pëllumbi gazment bardhi

Sondazh

Poll